“Talia e Flakës” sonte sjell shfaqjen “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” në Teatrin e Qytetit, Gjilan

“Talia e Flakës” sonte sjell shfaqjen “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” në Teatrin e Qytetit, Gjilan

Në kuadër të Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2026”, i cili nisi më 24 janar dhe do të zgjasë deri më 28 janar, sonte, më 26 janar, në Teatrin e Qytetit në Gjilan, nga ora 20:00, jepet shfaqja “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” nga Teatri i Ferizajt.

Drama, me tekst të Jeton Neziraj dhe regji të Agon Myftarit, paraqet një komedi politike dhe satirike, që përmes rrëfimit të një trupe teatrore trajton me humor dhe reflektim ngjarjet që lidhen me lindjen e shtetit të Kosovës.

Shfaqja kombinon ironinë dhe situatat komike për të krijuar një dialog mes artit dhe realitetit shoqëror.

Në rol kryesor interpretojnë Blin Mani, Nexhat Xhokli, Dardane Mehmeti, Sherif Bega dhe Elton Tahiri, ndërsa për skenografi është përgjegjës Mentor U. Berisha, kostumet nga Eleonora Gagica, muzika nga Lindita Isufi, dhe ndriçimi nga Hajrullah Elezi. P

ër zërimin dhe tonin kujdeset Naim Berisha, grimi nga Krenare Hajdari, rekuizitat nga Florim Hashani, dhe teknika skene nga Florim Hashani dhe Valmir Hashani. Dizajni grafik është realizuar nga Ngadhënjim Ismani, ndërsa drejtori i Teatrit është Fatmir Hyseni.

Shfaqja e sotme është një nga ngjarjet kryesore të natës së tretë të festivalit, i cili organizohet nga Varg e Vi, me mbështetje të Komunës së Gjilanit, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Teatrit të Gjilanit.