Talente nga e gjithë bota në Gjilan: Fituesit e Festivalit Ndërkombëtar Rising Stars

Edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar Rising Stars u mbajt nga 25 deri më 27 shtator 2025 në Gjilan, duke kthyer qytetin në një epiqendër të talentit dhe muzikës së rinisë nga e gjithë bota. Tre netë të mbushura me emocione, performanca të paharrueshme dhe një atmosferë festive krijuan një eksperiencë të jashtëzakonshme për artistët dhe publikut.
Gala Mbrëmja, që shënoi kulmin e festivalit, u zhvillua në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, aty ku skena u mbush me dritë, muzikë dhe emocion. Juria ndërkombëtare shpalli fituesit e secilës kategori, duke kurorëzuar yjet e rinj të muzikës që do të sjellin energji dhe inovacion në skenat ndërkombëtare.
Fituesit e Edicionit të 8-të:
Kategoria XS
- Çmimi Rising Stars: Antonina Kovalenko (Ukrainë) – This is My Ukraine
- Briselda Yzeiri (Shqipëri) – Who’s Loving You
- Alika Ajeti (Kosovë) – I See Red
- Vendi i 3-të: Ernest Gerbeshi (Kosovë) – My Way
- Vendi i 2-të: Roslin Krate (Shqipëri) – Never Enough
- Vendi i 1-rë: Jeno Aron Burantis (Hungari) – Lose Control
- Fituesja e Kategorisë XS: Audrey Schembrei (Maltë) – Into the Unknown
Kategoria S
- Vendi i 3-të: Eridona Vishkulli (Shqipëri) – Over the Rainbow
- Vendi i 2-të: Neomia Margjokaj (Shqipëri) – Creep
- Vendi i 1-rë: Dalina Haxhiu (Kosovë) – Hurt
- Fituesja e Kategorisë S: Era Hasanaj (Shqipëri) – Stone Cold
Kategoria M
- Çmimi Rising Stars: Patricia Dumitrescu (Rumani) – Who’s Loving You
- Vendi i 3-të: Rei Bardhollari (Shqipëri) – It’s My Life
- Vendi i 2-të: Alex Karaboev (Bullgari) – Grande Amore
- Vendi i 1-rë: Diana Stanciuleasa (Rumani) – Jocul Tambaledor
- Fituesja e Kategorisë M: Hersilia Koçeku (Shqipëri) – Adagio
Kategoria L
- Çmimi Rising Stars: Ilayda Demir (Turqi) – Ask
- Vendi i 3-të: Olta Selimi (Kosovë) – Birds of a Feather
- Vendi i 2-të: Urata Gashi (Kosovë) – Zhurme
- Vendi i 1-rë: Dhjetori (Kosovë) – Ça ke bo ti
- Fitues i Kategorisë L: TAOMA (Itali) – Cannonball
Çmime Speciale:
- Grand Prix Junior: Era Hasanaj (Shqipëri)
- Grand Prix (Fitues Absolut): TAOMA (Itali)
Festivali u përkrah nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Gjilan, Ministria e Kulturës në Kosovë, si dhe sponsorët që mbështetën këtë ngjarje të paharrueshme: Gorenje Department Store, Fron Park, Hotel Astoria, AfroCom, Vali Ranch Resort, Kimi Caffee & Cake House, Liri Prizren, Uji Dea, RGB Entertainment, Rose Wedding Planner, The Life Beauty dhe Marigona Ibrahimi. Ndërsa mbështetje mediale mori nga RTK, Gegfm Radio, Telegrafi, Lumi Press, Kryelajmi, TV Gjilani dhe Portali Info.
Ky edicion i Rising Stars riktheu magjinë e muzikës dhe artit në Gjilan, duke krijuar një festë të paharrueshme për të rinjtë artistë dhe publikut, dhe duke konfirmuar festivalin si një pikë referimi për talentet e reja në skenën ndërkombëtare.