Takim rasti në mëngjes: Hyseni nis ditën me dy mësueset ikonë të Gjilanit

Alban Hyseni, Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe kandidat për mandatin e dytë, po vazhdon një seri takimesh intensive me qytetarët, duke nisur ditën që nga mëngjesi i hershëm dhe duke e përfunduar atë në orët e vona të mbrëmjes.
Mbrëmë, Hyseni e mbylli ditën në qebaptoren ikonë të lagjes Arbëria – “Beli”, ku u prit ngrohtësisht nga banorët e zonës.
Sot, dita e tij nisi me një takim të veçantë me dy figura të respektuara dhe të dashura për qytetin e Gjilanit, të cilat kanë lënë gjurmë të thella në edukimin e gjeneratave: mësueset ikonë Xhevahire dhe Ismete.
Takimi për kafen e mëngjesit u realizua në njërën prej ëmbëltoreve më të vjetra të qytetit të Gjilanit, ëmbëltoren Vanilla.
“Fjalët e tyre, të ardhura nga zemra, janë motivi im për punë dhe forca ime në çdo betejë politike,” tha Hyseni pas takimit, duke vlerësuar përvojën dhe kontributin e tyre në formimin e brezave të rinj.