Sot inaugurohet sheshi “Rexhep Luci” në Prishtinë

Sot inaugurohet sheshi “Rexhep Luci” në Prishtinë

Sot në ora 19:00, në kryeqytet do të përurohet sheshi më i ri i Prishtinës, i cili mban emrin e arkitektit të ndjerë Rexhep Luci – një prej figurave më të rëndësishme të urbanizmit në Kosovë.

Në kuadër të ceremonisë do të bëhet edhe zbulimi i pllakës përkujtimore kushtuar Lucit, si shenjë respekti për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban.

Ngjarja do të zhvillohet në hapësirat e reja të sheshit, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë të Prishtinës.