Sonte në Teatrin e Qytetit në Gjilan jepet komedia satirike “Bouncers”, një vështrim kritik mbi jetën urbane!

Sonte në Teatrin e Qytetit në Gjilan jepet komedia satirike “Bouncers”, një vështrim kritik mbi jetën urbane!

Sot, e mërkurë, më 3 dhjetor, nga ora 20:00, Teatri i Gjilanit hap dyert për shfaqjen / komedinë mysafire “Bouncers”, nën regjinë e Kastriot Saqipit.

Vepra sjell për publikun një pasqyrë satirike të jetës urbane të natës përmes syve të katër rojeve të sigurisë – Eric, Judd, Les dhe Ralph – të cilët punojnë në një klub nate. Përmes tyre, aktorët interpretojnë edhe shumë personazhe të tjera: vajza që përgatiten për mbrëmje, djem të zhurmshëm, DJ dhe klientë të dehur.

Me ritëm të shpejtë dhe humor të zi, “Bouncers” trajton tema aktuale si maskilizmi, marrëdhëniet gjinore dhe identiteti në shoqërinë moderne, duke ofruar një reflektim argëtues dhe të thellë mbi natën urbane dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore.

Ekipi i shfaqjes:

  • Regjisor: Kastriot Saqipi
  • Asistent regjie: Edonis Gashi
  • Aktorët: Bleron Hevziu, Erion Fetahu, Elza Krasniqi, Muhamed Tërtini
  • Koreografia: Blerta Fanaj

Biletat mund të rezervohen në 045 222 525 ose të blihen direkt në Teatrin e Gjilanit.

Mos e humbisni këtë mbrëmje të mbushur me humor, energji dhe vështrim kritik ndaj jetës së përditshme urbane!