“Ruaje kuponin, skano, fito” – ATK prezanton Lojën Shpërblyese Tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka prezantuar një nismë të re digjitale për qytetarët: Lojën Shpërblyese Tatimore, një mënyrë të thjeshtë dhe automatike për të shpërblyer konsumatorët që ruajnë dhe skanojnë kuponat fiskal pas çdo blerjeje.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, theksoi se qëllimi kryesor i kësaj nisme është të nxisë marrjen e kuponave fiskal dhe të kontribuojë në uljen e ekonomisë joformale në vend. Ai shpjegoi:
“Pjesëmarrja është e thjeshtë. Ju thjesht skanoni kuponin përmes platformës sonë dhe çdo regjistrim është një mundësi shtesë për të fituar. Sa më shumë kupona të skanuar, aq më shumë shanse për të fituar.”
Sipas ATK-së, së shpejti do të publikohen të gjitha detajet e lojës, përfshirë rregullat, periudhat dhe shpërblimet që presin pjesëmarrësit. Aplikacioni i lojës do të jetë i disponueshëm në App Store dhe Google Play.
Ky është një hap konkret drejt dixhitalizimit dhe shpërblimit të qytetarëve, duke e bërë marrjen e kuponave fiskal një proces të thjeshtë, të sigurt dhe plotësisht të automatizuar.
Motoja e lojës: Ruaje kuponin. Skano. Fito!