Riad Rashiti viziton Grande Mall në Gjilan dhe prezanton për planin #MaMirë për bizneset

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, ka zhvilluar një vizitë në qendrën tregtare rishtazi të hapur, Grande Mall, në Gjilan.
Ai u shoqërua nga disa nga kandidatët për Asamblenë Komunale, duke pasur mundësinë të njohë nga afër investimin dhe zhvillimin e qendrës tregtare.
Gjatë vizitës, Rashiti vlerësoi përkushtimin e menaxhmentit dhe investitorëve për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e vazhdueshme të aktivitetit ekonomik në qytet.
Ai diskutoi gjithashtu për planin e tij #MaMirë, një iniciativë që synon mbështetjen e bizneseve më premtuese në komunën e Gjilanit dhe përmirësimin e kushteve për zhvillim ekonomik.
“Diskutuam për planin tonë #MaMirë për biznese, për të cilin u zotuam që do ta realizojmë!”, shkroi Rashiti në një postim në Facebook, duke falënderuar investitorët dhe kolegët e tij për pritjen.