Riad Rashiti pritet me entuziazëm nga qytetarët e lagjeve Dheu i Bardhë dhe Dardania

Riad Rashiti pritet me entuziazëm nga qytetarët e lagjeve Dheu i Bardhë dhe Dardania

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët dhe komunitetin e biznesit, duke prezantuar vizionin dhe programin e tij për zhvillimin e qytetit.

Së fundmi, Rashiti bashkë me kandidatët për këshilltarë komunal të lagjeve Dheu i Bardhë dhe Dardania, realizuan një takim të hapur me banorët e këtyre zonave.

Takimi u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët, të cilët shprehën përkrahje për planin e tij për ta bërë Gjilanin një qytet më të mirë.


“Takuam banorët e lagjes Dheu i Bardhë dhe lagjes Dardania, ku pritja ishte madhështore, e entuziazmi për ta bërë qytetin tonë #MaMirë ishte i pashoq. Me super kandidatët e këtyre lagjeve Suzanën, Përparimin, Izerin, Refikun e Arbisën u zotuam që programi ynë, nuk do të mbetet vetëm program i shkruar në letër, por ai do të vihet në zbatim të plotë, sepse të gjithë ne duam dhe meritojmë më mirë. Por, për këtë na duhesh edhe TI, besimi yt, vota jote! Ju faleminderit.”, shkroi Rashiti në Facebook.

Rashiti vijon që të takojë qytetarë të ndryshëm dhe përfaqësues të komunitetit, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin zgjedhor dhe angazhimin për një komunë më të zhvilluar dhe funksionale.