Riad Rashiti: Bresalci e tha fjalën e vet: PO për guximin, vlerën dhe ndryshimin që po vjen me neve!

Riad Rashiti: Bresalci e tha fjalën e vet: PO për guximin, vlerën dhe ndryshimin që po vjen me neve!

Me më pak se një javë deri në ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, po vazhdon fushatën zgjedhore me intensitet të shtuar.

Në kuadër të takimeve të tij të rregullta me qytetarët dhe bizneset lokale, Rashiti po prezanton programin qeverisës të PDK-së për Gjilanin, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, shërbimet publike, dhe përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.

Së fundmi, ai ka zhvilluar një takim me banorët e Bresalcit, ku ka biseduar nga afër për sfidat që përballon komuna dhe për zgjidhjet konkrete që ofron PDK për të ardhmen.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Rashiti ka falënderuar qytetarët për pritjen dhe përkrahjen, duke theksuar se fryma e ndryshimit po ndjehet gjithnjë e më shumë në çdo takim.

“Takimet tona janë të begata përherë, dhe jo vetëm për nga numri, por për nga përfaqësimi, nga diskutimi e mbi të gjitha nga qëllimi i mirë e i drejtë për ta bërë Gjilanin #MaMirë!
Bresalci e tha fjalën e vet, dhe ajo është njëzëri PO për guximin, vlerën e ndryshimin që po vjen bashkë me neve!
Faleminderit Estref e Driton!”, – ka shkruar Rashiti.

Fushata e kandidatit të PDK-së po shënon një dinamikë të lartë ditët e fundit, me fokus në takime të drejtpërdrejta dhe komunikim të hapur me qytetarët.


Ndërkohë, Riad Rashiti ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë takimet në disa nga zonat tjera të komunës, në prag të përmbylljes së fushatës zgjedhore.