Raid Rashiti viziton klubin Drita: Prioritet zhvillimi i sportit dhe stadiumit të Gjilanit

Sot, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, Raid Rashiti, vizitoi klubin futbollistik Drita, një nga simbolet e sportit në qytet, i njohur për arritjet e tij historike.
Gjatë takimit, Rashiti u prit ngrohtësisht nga drejtuesit dhe anëtarët e klubit, ku u diskutuan sfidat aktuale të klubeve sportive dhe nevojat për përmirësimin e infrastrukturës.
Ai u zotua për përkrahjen e parezervë të Partisë Demokratike të Kosovës në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin sportiv, duke përfshirë edhe projektet për stadiumin e qytetit, për të cilin, sipas tij, ekzistojnë zgjidhje konkrete.
“Qyteti i sportit meriton më mirë, mundet më mirë, e do të zgjedh #MaMirë!”, shkroi Rashiti në rrjetet sociale, duke falënderuar klubin për mikpritjen dhe bashkëpunimin.