Pse Qemajl Mustafa la PDK-në, flet kryetari degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Riad Rashiti, në emisionin “Informatori Zgjedhor”, në Geg FM Radio, ka komentuar largimin e kryetarit të dikurshëm të Gjilanit, Qemajl Mustafa nga PDK.
Ai madje ka folur edhe për afërsinë e Mustafës, me Lëvizjen Vetëvendosje në Gjilan duke thënë se ia respekton vendimin pavarësisht që e quan drejtim të padrejtë.
“Ai është në rrugën të cilën e ka zgjedhur vet dhe pavarësisht opinioneve të ndryshme që ekzistojnë, për ne, për kohën sa ka qeverisë me Gjilanin kemi pasur rezultate të mira. Pastaj ai është rrugëtimi i tij, për mua i paarsyeshëm e i padrejtë, nuk kemi çka të bëjmë. Mua mirë nuk më vjen, por vendimin e tij e respektoj”,
ka thënë Rashiti në Geg FM radio.