Premtimet konkrete të Arbër Ismajlit për lagjen “Rruga e Prishtinës”

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka prezantuar planprogramin e tij konkret për përmirësimin e infrastrukturës në lagjen Rruga e Prishtinës.
Me fokus në sigurinë dhe qarkullimin më të mirë të qytetarëve, Ismajli dhe LDK-ja synojnë të adresojnë disa nga sfidat kryesore të zonës.
Premtimet për lagjen Rruga e Prishtinës përfshijnë:
- Përfundimi i punimeve për hyrje-daljen në Rrugën e Prishtinës – për të lehtësuar trafikun dhe qarkullimin e automjeteve në këtë segment të rëndësishëm të qytetit.
- Ndërtimi i rrugës “Medllin Ollbrajt” me infrastrukturë përcjellëse, duke përfshirë ndriçim, trotuare dhe rrugë të sigurta për këmbësorët.
- Rregullimi i rethojave të reja në të dy anët e tunelit, për të siguruar qarkullim më të sigurt dhe më të organizuar.
- Rregullimi i kanalizimit atmosferik pranë tunelit, për të parandaluar përmbytjet dhe problemet e tjera që lidhen me ujin e shiut.
Arbër Ismajli theksoi se ky plan është pjesë e angazhimit të LDK-së për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të kushteve të jetesës për qytetarët e Gjilanit, duke u fokusuar në nevojat reale të komuniteteve.