Premtimet konkrete të Arbër Ismajlit për lagjen “Qarkorja” në Gjilan

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arbër Ismajli, ka prezantuar sot premtimet e tij për zhvillimin dhe përmirësimin e një prej lagjeve më kyçe të qytetit – Qarkorja.
Sipas programit të tij dhe LDK-së, prioritetet për këtë zonë përfshijnë:
- Rruga kryesore me infrastrukturë të plotë: Ndërtimi i rrugës me trotuare të sigurta, ndriçim publik përgjatë gjithë rrugës dhe sistem adekuat të menaxhimit të ujërave, për të siguruar lëvizje të rehatshme dhe të sigurt për banorët.
- Udhekryqi në Qarkore: Rishikimi i zgjidhjes së udhëkryqit kryesor, duke krijuar një model të qëndrueshëm që lidh këtë pjesë të qytetit me lagjen Poredin dhe rrit qarkullimin e sigurt të automjeteve dhe këmbësorëve.
- Shtigje për biçikleta: Krijimi i rrugëve të veçanta për biçikleta, për të inkurajuar transportin alternativ dhe një stil jetese më të shëndetshëm dhe miqësor me mjedisin.
Arbër Ismajli theksoi se përkushtimi i tij dhe i LDK-së është që zhvillimi i infrastrukturës të shoqërohet me siguri dhe cilësi të lartë, duke bërë lagjen Qarkorja një zonë më të qarkullueshme dhe më të rehatshme për të gjithë banorët.