PDK hap fushatën zgjedhore në Prizren, Bedri Hamza nis garën për Kryeministër

PDK hap fushatën zgjedhore në Prizren, Bedri Hamza nis garën për Kryeministër

Me nisjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës hap një kapitull të ri politik, duke prezantuar vizionin e saj për vendin nën udhëheqjen e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza. Hapja e fushatës do të zhvillohet në Prizren, qytet simbolik për historinë dhe mobilizimin politik të PDK-së.

Ngjarja qendrore e ditës është paraparë të mbahet në Palestrën e Sportit “Sezai Surroi”, ku nga ora 17:45 do të bëhet hapja zyrtare e fushatës zgjedhore. Aty pritet që drejtuesit e partisë dhe kandidati për kryeministër t’u drejtohen mbështetësve me mesazhe programore dhe thirrje për mobilizim elektoral.

Pas Prizrenit, fushata vazhdon në jug të vendit. Nga ora 18:45, Bedri Hamza dhe strukturat e PDK-së do të mbajnë tubim zgjedhor në Shtëpinë e Kulturës “Alajdin Xhezairi” në Bresanë të Dragashit, duke përcjellë mesazhin e tyre edhe te qytetarët e kësaj zone.

Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje garon me numrin 130, duke synuar të rikthehet në qendër të skenës politike përmes një fushate që pritet të shtrihet në të gjitha qytetet e Kosovës.