LDK nis fushatën elektorale, Lumir Abdixhiku prezanton agjendën e ditës së parë

Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, me kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhiku në krye të garës. Dita e parë e fushatës shënohet me tubime elektorale në disa qytete të Kosovës, ku LDK synon të prezantojë vizionin dhe alternativën e saj politike.
Fushata hapet në orën 17:30 në Klinë, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ku strukturat partiake dhe mbështetësit do të mblidhen për tubimin e parë elektoral. Aktiviteti vazhdon në Istog nga ora 18:30, në Shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari”, duke e shtrirë mesazhin e LDK-së edhe në këtë komunë.
Tubimi i fundit i mbrëmjes do të mbahet në Prishtinë, konkretisht në Degën 5, duke filluar nga ora 20:30, në Shkollën Fillore “Shkëndija”. Me këto takime, LDK shënon zyrtarisht nisjen e fushatës së saj elektorale në të gjitha rajonet kryesore.
Në këto zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës garon me numrin 123 dhe me sloganin “Zgjidh shpresën!”, ndërsa Lumir Abdixhiku udhëheq garën për postin e kryeministrit.