Kryevepra e Rossinit “Petite Messe Solennelle” vjen në Prishtinë nga Filharmonia e Kosovës

Kryevepra e Rossinit “Petite Messe Solennelle” vjen në Prishtinë nga Filharmonia e Kosovës

Filharmonia e Kosovës do të sjellë për publikun kryeqytetas më 30 janar 2026, në orën 19:30, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit – Atelieja, një nga veprat më të njohura të repertorit vokal-instrumental botëror, “Petite Messe Solennelle” nga kompozitori italian Gioacchino Rossini, në kuadër të Sezonit 2025/2026.

Ky koncert madhor realizohet në bashkëpunim me Korin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor të Tiranës, i përgatitur nga dirigjenti Dritan Lumshi, si dhe me Korin e Filharmonisë së Kosovës. Në skenë do të ngjiten solistë të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë: Svetlana Aksenova (soprano), Enkeleida Shkoza (mezzosoprano), Klodjan Kaçani (tenor) dhe Rubén Amoretti (bas).

Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Hajrullah Syla, ndërsa shoqërimi instrumental do të realizohet nga Pranvera Hoxha në harmonium dhe Andi Duraku së bashku me Lekë Salihu në piano.

Ky aktivitet shënon vazhdimin e bashkëpunimit artistik mes Filharmonisë së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Tiranës, duke forcuar lidhjet kulturore dhe artistike mes institucioneve muzikore të rajonit.

Të interesuarit mund të rezervojnë vendin e tyre përmes këtij linku:
https://bit.ly/49uJ9zp