“Krejt e thirrin Rexhën” triumfon në Festivalin “Hyjnesha në Fron” me tri çmime kryesore

Nga 24 deri më 26 tetor, Prishtina u bë qendra e kinemasë shqiptare, duke mirëpritur edicioni i 18-të i Festivalit të Filmit “Hyjnesha në Fron”.
Festivalit i dha start filmi “Krejt e thirrin Rexhën”, një nga prodhimet më të komentuar të vitit, me regji nga Ibër Deari, i cili sjell një portret të ndjeshëm dhe realist të emigrimit në fshatrat shqiptare.
Hapja e festivalit me këtë film solli një atmosferë të ngrohtë dhe pritshmëri të madhe tek publiku dhe profesionistët e kinemasë.
Në natën finale, filmi “Krejt e thirrin Rexhën” u vlerësua me tre çmime kryesore, duke treguar forcën e tregimit dhe interpretimin e jashtëzakonshëm të aktorëve:
- Aktorja më e mirë – Adriana Matoshi
- Aktori më i mirë – Afrim Muçaj
- Regjisori më i mirë – Ibër Deari
Edicioni i 18-të i festivalit “Hyjnesha në Fron” konfirmoi rëndësinë e tij si një platformë që promovon kinemanë shqiptare dhe talentet e saj, duke ofruar një hapësirë për të diskutuar historitë që lidhen me jetën, kulturën dhe identitetin shqiptar.