KQZ ofron regjistrim online dhe ekipe mobile për votuesit me nevoja të veçanta

KQZ ofron regjistrim online dhe ekipe mobile për votuesit me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se po vazhdon periudha e regjistrimit për votuesit me nevoja të veçanta për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Për ta bërë procesin më të lehtë, KQZ ka hapur platformën elektronike për regjistrim: https://vpnv.kqz-ks.org, e cila do të jetë e qasshme deri më 7 tetor 2025.

Në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor, KQZ do të dërgojë ekipe mobile në çdo komunë për të mundësuar votimin e personave që janë regjistruar gjatë kësaj periudhe.


1. Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta

Periudha: 7 shtator – 7 tetor 2025
Ky regjistrim vlen për votuesit që nuk mund të dalin nga shtëpia për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore apo tjetër.
Si bëhet regjistrimi:

  • Përmes platformës elektronike të KQZ-së
  • Fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku ndodhet votuesi

2. Regjistrimi i votuesve në rrethana të veçanta

Periudha: 7 shtator – 7 tetor 2025
Ky regjistrim vlen për votues që për shkaqe sigurie ose arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendvotim.
Si bëhet regjistrimi:

  • Përmes platformës elektronike
  • Me asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve
    KQZ bashkëpunon me institucionet përkatëse për evidentimin e qytetarëve që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak.

3. Regjistrimi i votuesve me lëvizje të kufizuara në institucione

Periudha: 15 shtator – 2 tetor 2025
Ky regjistrim përfshin votuesit me lëvizje të kufizuar në institucione si:

  • Persona në hospitalizim
  • Të moshuarit në shtëpitë për të moshuar
  • Persona në trajtim në institucionet e shëndetit mendor
  • Të burgosurit dhe të paraburgosurit

Votuesit e evidentuar në këto institucione konsiderohen të regjistruar, ndërsa ata mund të regjistrohen edhe individualisht përmes platformës elektronike.