KQZ nis shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e 12 tetorit, të parat ato për mërgimtarët

KQZ nis shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e 12 tetorit, të parat ato për mërgimtarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka filluar procesi i shtypjes së fletëvotimeve për Zgjedhjet Lokale, që do të mbahen më 12 tetor 2025. Këto zgjedhje do të jenë të parat ku do të votojnë edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Sipas njoftimit, fletëvotimet po shtypen në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë Cetis në Celje të Sllovenisë. Procesi po zhvillohet në përputhje me standardet ndërkombëtare, nën mbikëqyrjen e një delegacioni të KQZ-së të kryesuar nga Kreshnik Radoniqi, me pjesëmarrjen e anëtarëve Alban Krasniqi dhe Muharrem Nitaj, si dhe stafit të Sekretariatit të KQZ-së.

Përveç fletëvotimeve, do të shtypen edhe broshurat me listat e kandidatëve, të cilat do të jenë të vendosura në vendvotime ditën e zgjedhjeve.

KQZ ka sqaruar se në fazën e parë janë duke u shtypur fletëvotimet për votuesit jashtë Kosovës.