KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të hënën në disa rajone të Kosovës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën do të kryhen punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik, gjë që do të shkaktojë ndërprerje të rrymës në disa rajone të vendit.
Sipas njoftimit, ndërprerje do të ketë në disa zona të Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës, ndërsa në Gjilan, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj nuk priten ndërprerje.
Rajonet ku do të ketë ndërprerje:
Prishtinë
- Nga NS Palaj, Dalja 10kV Prelluzha: 11:00 – 13:00 (Prelluzha, Lumi i Madh, Gllavotin, Bivolak, Zhilivodë, Strovc, Bequk etj.)
- Nga NS Mazgiti, Dalja 10kV Lumi i Madh – Prugovc: 11:00 – 13:00 (Prugoc, Bakshi, Gjergjaj, Balshaj, Gracë etj.)
- Nga TS Drenasi, Dalja 10kV Llapushnik: 10:00 – 15:30 (Berishë, Novosellë, Kleçkë).
- Nga TS Prishtina II, Dalja 10kV Spitali: 09:00 – 10:00 (Enti Higjienik, Spitali Amerikan, Forenzika TMK-1).
- Nga TS Prishtina I, Dalja 10kV Kalabria 3: 09:00 – 10:00 (Lagjja Kalabria – pjesërisht, Ministria e FSK-së, Narteli, Banesat Exclusive dhe Konaku).
- Nga TS Fushë-Kosova, Dalja nr.4: 10:30 – 15:00 (Rr. Vëllezërit Fazliu, Fushë-Kosovë).
Ferizaj
- Nga TS Ferizaj III, LP 10kV Jezerci: 10:00 – 15:30 (Manastirc, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc).
Mitrovicë
- Nga NS Shupkoci, Dalja 10kV Shala: 09:00 – 15:00 (Bare, Bajgorë, Kovaçicë, Kaçanoll, SOËI Kosovo – Central me erë).
Gjakovë
- Nga NS Xërxa, Dalja 10kV Xërxa: 11:00 – 14:00 (fshati Xërxë).
Arsyeja e ndërprerjeve
Punimet do të kryhen për siguri të sistemit, mirëmbajtje preventive, eliminim defektesh, instalim kabllosh dhe ndërrim të shtyllave.