Gjilani shkëlqen në raportin kombëtar të performancës komunale nga MAPL – renditet i pari në disa fusha kyçe

Gjilani shkëlqen në raportin kombëtar të performancës komunale nga MAPL – renditet i pari në disa fusha kyçe

Komuna e Gjilanit ka publikuar raportin e performancës komunale të lëshuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, i cili pasqyron arritjet e komunës në ofrimin e shërbimeve dhe në mënyrën e qeverisjes lokale. Sipas të dhënave nga Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Performancës Komunale, Gjilani është vlerësuar si një ndër komunat me rezultate më të larta në nivel vendi.

Në raport, Gjilani është renditur i pari në disa fusha kryesore, duke përfshirë infrastrukturën rrugore, hapësirat publike dhe fushën e kulturës, rinisë e sportit – të gjitha me vlerësim maksimal prej 100 pikësh. Këto rezultate reflektojnë punën dhe angazhimin e vazhdueshëm të komunës për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Po ashtu, komuna ka marrë vlerësime të larta edhe në sektorët e shërbimeve publike e administrative, transparencës komunale, barazisë në punësim, si dhe në fushat e shërbimeve sociale e familjare. Raporti konfirmon se Gjilani po ecën drejt një modeli të qëndrueshëm të qeverisjes lokale, me synim për të ofruar standarde më të larta në çdo shërbim.