Entuziazëm në Livoq të Epërm për prezantimin e planit të VETËVENDOSJE!-s

Banorët e Livoqit të Epërm pritën me entuziazëm ekipin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku u prezantua plani qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Në takim morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kandidati për Asamblenë Komunale, Bekim Salihu, si dhe kryetari aktual dhe kandidati për një mandat të dytë në Gjilan, Alban Hyseni.
Atmosfera ishte e ngrohtë dhe e mbushur me energjinë e fitores, ndërsa ekipi i LVV-së falënderoi banorët për mikpritjen dhe mbështetjen.
Mesazhi përmbyllës i tubimit ishte i qartë: “Shihemi me fitore!”.