“Emigrantët” në Teatrin e Gjilanit: Historia e ikjes, kthimit dhe jetës jashtë

“Emigrantët” në Teatrin e Gjilanit: Historia e ikjes, kthimit dhe jetës jashtë

Sonte, e martë, më 16 dhjetor, nga ora 20:00, Teatri i Gjilanit do të mirëpresë shfaqjen mysafire nga Prishtina, “Emigrantët”, një dramë e autorit Sławomir Mrożek, nën regjinë e Veton Osmanit.

Në skenë do të ngjiten aktorët Erion Fetahu dhe Bleron Hevziu, duke sjellë për publikun dy burra, një bodrum dhe një vend të huaj. Njëri ikën nga politika, tjetri nga varfëria, dhe të dy përballen me vetveten në rrugën e emigrimit.

Shfaqja përmes dialogëve të mprehtë, humorit të zi dhe situatave absurde eksploron realitetin e dhimbshëm dhe kompleks të jetës jashtë vendit. Ajo flet për ata që kanë lënë familjen dhe shtëpinë, për ata që kthehen për festa me një valixhe plot mall, heshtje dhe pyetje pa përgjigje. “Emigrantët” zhvesh iluzionet dhe përplas dy botë: mendimin dhe mbijetesën.

Ky është një spektakël që prek direkt historitë tona të emigrimit, zhgënjimet dhe shpresat që i bartim në heshtje.

Biletat mund të rezervohen në 045 222 525 ose të blihen direkt në Teatrin e Gjilanit.