Duoja Italiane MIND AGAINST ndez Prishtinën më 28 Nëntor në Gate Club

Duoja Italiane MIND AGAINST ndez Prishtinën më 28 Nëntor në Gate Club

28 Nëntor, legjendat e skenës globale MIND AGAINST zbarkojnë për herë të parë në Kosovë, në Gate Club, një prej hapësirave më karakteristike të jetës së natës në kryeqytet, ku publiku gjithmonë është pjesë e performancës dhe çdo mbrëmje mbetet në mendje e histori edhe gjatë.

Nëse e njihni skenën elektronike, atëherë e dini që MIND AGAINST nuk janë thjesht DJ, por krijues të një universi të tërë tingujsh. Një super duo italiane, e lidhur ngushtë me labelin gjigant AFTERLIFE, një prej platformave më të rëndësishme të muzikës elektronike në botë.


Stili i tyre është një kombinim hipnotik i techno-s melodike, atmosferave kinematografike dhe tensionit emocional që rritet nga minuta në minutë.


Setet e MIND AGAINST janë të njohura për ndërtimin e një udhëtimi të thellë, ku publiku jo vetëm që vallëzon, por e përjeton deri në detaj atmosferën dhe energjinë.

Ata kanë performuar në festivale gjigante dhe skena ikonike nga Amsterdam Dance Event, Tomorrowland, Cercle, Awakenings, e deri te klubet legjendare në Berlin, Ibiza dhe New York.
Prishtina është tashmë në listën e tyre — këtë të premte i kemi në Gate Club.

Natën do ta nisë SIDERAL, DJ italian i njohur për ritme futuriste dhe energji të pandalshme, për të vazhduar me DANDARA, një prej emrave më të dashur vendorë, që di ta ndjejë pulsin e publikut të Prishtinës dhe t’ia japë skenës atmosferë organike që vetëm.

SIDERAL dhe Dandara krijojnë një rrjedhë perfekte deri te kulmi i natës me MIND AGAINST.

Biletat i gjeni në rave-travel.com.