Drita nis aventurën europiane, sonte sfidë ndaj Kuopios në Finlandë

Sonte nis një aventurë e re për futbollin kosovar, me Dritën që hedh hapin e parë në UEFA Conference League.
Skuadra nga Superliga e Kosovës do të përballet me Kuopion Palloseura-n finlandeze në një ndeshje që pritet të jetë sfiduese, por plot emocion.
Takimi zhvillohet në stadiumin “Tammelan” në Finlandë, me start nga ora 18:45, dhe Drita hyn në këtë përballje si nënvlerësuese sipas bastoreve ndërkombëtarë.
Kuotat tregojnë një avantazh të lehtë për skuadrën vendase, 1.62 për fitore të Kuopios, ndërsa një triumf i Dritës vlerësohet me 5.25.
Megjithatë, ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani shkon në fushë me vendosmërinë për të nisur me një rezultat pozitiv aventurën europiane, duke kërkuar të shkruajë një kapitull të ri për futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.