Dardanët nisen drejt Bazelit për ndeshjen me Zvicrën

Dardanët nisen drejt Bazelit për ndeshjen me Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot drejt Bazelit për t’u përballur me Zvicrën në takimin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror 2026.

Pas disa ditësh stërvitje intensive, Dardanët udhëtuan me motiv të lartë dhe përgatitje maksimale për këtë sfidë. Në fotot dhe videot e publikuara nga faqja zyrtare e FFK-së shihet një atmosferë e mirë brenda skuadrës.

Ndeshja zhvillohet të premten në stadiumin “St. Jakob-Park” dhe pritet të nisë nga ora 20:25.