“Bashkë për fitore” – LVV më 9 tetor përmbyll fushatën me tubim madhështor në sheshin e Gjilanit

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në qytetin e Gjilanit, këtë të enjte, më 9 tetor 2025, duke filluar nga ora 18:00, në sheshin “Rexhep Mala & Nuhi Berisha”.
Në këtë ngjarje përmbyllëse pritet të marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbështetje të Alban Hysenit, kryetar aktual i Komunës së Gjilanit dhe kandidat për një mandat të dytë.
Alban Hyseni ka ftuar qytetarët që të jenë pjesë e këtij tubimi madhështor:
“Ju presim të gjithëve ta përmbyllim BASHKË këtë rrugëtim me besim, entuziazëm dhe fitore!”