Baleti Kombëtar i Kosovës sjell premierën “Bolero & Bach La Oriental”

Baleti Kombëtar i Kosovës sjell premierën “Bolero & Bach La Oriental”

Sonte, Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton premierën e katërt për vitin 2025: “Bolero & Bach La Oriental”, një shfaqje dypjesëshe nga koreografi me famë botërore Mehmet Balkan.

Ngjarja do të zhvillohet në AMC Hall me fillim në ora 20:00. Audienca mund të përjetojë një kombinim unik të ritmeve klasike dhe orientale, duke shndërruar skenën në një udhëtim magjik artistik.

Biletat janë të disponueshme online dhe mund të rezervohen në këtë link:

https://www.rave-travel.com/tickets-en.nspx?eventid=3997