Baleti i Kosovës në tetor sjell premierën “Bach Alaturka & Bolero”

Baleti i Kosovës në tetor sjell premierën “Bach Alaturka & Bolero”

Baleti Kombëtar i Kosovës përgatitet të mahnisë publikun me premierën e katërt të këtij viti, një krijim dy-pjesësh me titull “Bach Alaturka & Bolero”. Provat për shfaqjen kanë filluar që në ditët e para të tetorit, në një bashkëpunim të veçantë me koreografin ndërkombëtar Mehmet Balkan.

Balerinët e BKK-së punojnë intensivisht, duke u udhëhequr nga Balkan dhe asistenti i tij, Lale Balkan, për të sjellë një performancë që ndërthur elegancën klasike me nuancat e gjallë të ritmeve bashkëkohore. Publiku do ta ketë mundësinë ta shijojë këtë udhëtim artistik më 23 tetor 2025, në një skenë që premton emocione të thella dhe lëvizje magjepsëse.

Mehmet Balkan ka qenë partner i ngushtë i Baletit Kombëtar të Kosovës për mbi 15 vjet, duke kontribuar në realizimin e veprave të shquara si “Lidhja”, “Dasma”, “Ngjyrat e Vallëzimit”, “Rite of Spring” dhe “Sisters”, ndër të tjera. Bashkëpunimi i tij i vazhdueshëm me balerinët e BKK-së ka ndihmuar në ngritjen e nivelit artistik dhe shpirtëror të trupës, duke e bërë secilën premierë një përvojë të paharrueshme për adhuruesit e baletit.