Avatar 3: “Zjarr dhe Hi” dhuron premierë madhështore – James Cameron kthehet me një botë krejt të re

Premiera e filmit më të ri të sagës “Avatar” ka ndezur tapetin e kuq me një atmosferë spektakolare, duke sjellë rikthimin e regjisorit të famshëm James Cameron dhe energjinë e një kapitulli të ri të universit Pandora.
Filmi mban titullin “Avatar: Zjarr dhe Hi” dhe prezanton një fis të ri, Ash People – njerëzit e hirit – të udhëhequr nga Varang, rol që vjen përmes interpretimit karizmatik të aktores Oona Chaplin. Kjo prurje e re e zgjeron botën e Avatarit dhe sjell një dimension ndryshe, më të errët dhe më të thellë emocionalisht.
Në film rikthehen edhe yjet që e kanë bërë sagën të paharrueshme:
Sam Worthington, Zoe Saldana, Sigourney Weaver dhe Stephen Lang, të cilët do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në një histori ku tradita, konflikti dhe evolucioni i botëve të Pandora marrin një tjetër drejtim.
Suksesi i dy filmave të parë e vendos Cameron përballë pritshmërive gjigante.
“Avatar” (2009) arkëtoi thuajse 3 miliardë dollarë, duke u bërë filmi më i suksesshëm në histori.
“Avatar: The Way of Water” arriti 2.3 miliardë dollarë, pavarësisht publikimit në periudhën post-pandemi.
Me këtë bagazh të jashtëzakonshëm, mbetet të shihet nëse kapitulli i tretë do të thyejë rekorde të tjera ose do të sjellë një frymë të re artistike në sagë. Ajo që dihet me siguri është se fansat globalë të Avatarit po e presin me padurim.
“Avatar 3: Zjarr dhe Hi” pritet të shfaqet në kinematë botërore më 19 dhjetor.