Arbër Ismajli me mbështetje të madhe në Gjilan: “Ai po vjen” mesazh nga Abdixhiku

Arbër Ismajli me mbështetje të madhe në Gjilan: “Ai po vjen” mesazh nga Abdixhiku

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, e nisi mëngjesin e sotëm duke publikuar një fotografi nga tubimi elektoral i mbajtur dje në qytet. Në sheshin para Teatrit të Qytetit u mblodhën qindra qytetarë për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj kandidatit të LDK-së, duke i dhënë hov garës së tij për zgjedhjet e 12 tetorit.

Në këtë tubim ishte i pranishëm edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili në fjalimin e tij shpalosi moton “Ai po vjen”, duke u shprehur i bindur se Gjilani është gati ta presë Arbër Ismajlin si kryetar të ardhshëm të qytetit. Mbështetja e madhe e treguar dje u vlerësua si sinjal i fortë për fushatën e LDK-së në këtë komunë.