Alban Hyseni: “Velekinca foli fuqishëm – fitorja e 12 tetorit është e jona!”

Alban Hyseni: “Velekinca foli fuqishëm – fitorja e 12 tetorit është e jona!”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, njëherësh edhe kryetari aktual, Alban Hyseni, ka mbajtur takim me banorët e Velekincës, ku u shpreh i bindur për fitoren në zgjedhjet e 12 tetorit. “Si asnjëherë më parë, Velekinca foli fuqishëm dhe qartë: fitorja e 12 tetorit është e jona”, tha Hyseni, duke falënderuar banorët për mbështetjen.

Ai shtoi se në mandatin e ardhshëm Velekinca do të ketë një çerdhe moderne, me standarde të larta për fëmijët, ndërsa bashkë me asamblistin Fadil Ademi theksoi se puna dhe projektet madhore do të vazhdojnë. “Me entuziazmin që na dhatë, ne zotohemi për një të ardhme më të ndritshme për Gjilanin”, përfundoi ai.