Alban Hyseni sonte bashkë me të rinjtë e Gjilanit në një ndejë të veçantë

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan fton të rinjtë e qytetit për të marrë pjesë në një ndejë të veçantë, e cila do të mbahet sot, të enjtën, nga ora 18:00, në Lokalin Bagolina në Gjilan.
Ky takim është konceptuar si një hapësirë e veçantë me energji pozitive dhe muzikë, ku të rinjtë mund të lidhen me njëri-tjetrin, të kenë bashkëbisedim dhe të shkëmbejnë ide.
Në këtë event do të jetë prezent edhe Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit dhe kandidati për një mandat të dytë, Alban Hyseni, duke ofruar mundësinë për një bashkëbisedim të hapur me qytetarët.
“E dashur rini e Gjilanit, sonte ju ftojmë të na bashkoheni në një ndejë prej orës 18:00, me muzikë, bisedë dhe shumë energji BASHKË”, ka shkruar Alban Hyseni.