Alban Hyseni: Gjilani e konfirmoi fuqishëm fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE

Mbrëmë, në sheshin “Rexhep Mala & Nuhi Berisha” në Gjilan, u zhvillua tubimi përmbyllës i fushatës zgjedhore për kryetar të komunës, në mbështetje të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Alban Hyseni, i cili synon një mandat të dytë. Ngjarja filloi në orën 18:00 dhe tërhoqi një pjesëmarrje masive të qytetarëve të Gjilanit.
Në këtë tubim madhështor ishte prezent edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional për avancimin e projekteve dhe zhvillimin e komunës.
Alban Hyseni përmes një postimi në rrjetet sociale shprehu entuziazmin për mbështetjen e qytetarëve dhe shpresën për një fitore bindëse më 12 tetor:
“Sonte njëzëri e konfirmuam dhe e shprehëm bindshëm se më 12 tetor shënojmë fitoren e jashtëzakonshme me të parën dhe pa balotazh. Në këtë tubim masiv e vulosëm drejtimin tonë për një Gjilan më të zhvilluar dhe më të bashkuar se kurrë, i fuqizuar edhe nga prezenca e Kryeministrit Albin Kurti. Sot e themi qartë: Nuk ka më kthim prapa! Gjilani ecën përpara – me dashuri, me punë, me vizion! Gjilan të duam shumë!”