Një rikthim i madh: Scorpions në Sheshin Skënderbej, Tiranë

Legjendat e rock-ut, Scorpions, do të performojnë më 14 Shtator 2025 në qendër të Tiranës, si pjesë e turit botëror “Coming Home”, që shënon 60-vjetorin e karrierës së tyre.
Ky rikthim i grupit në Shqipëri vjen pas 24 vitesh dhe premton një koncert të jashtëzakonshëm për fansat e rock-ut. Sheshi Skënderbej, vendi i ngjarjes, do të kthehet në një skenë ku muzika dhe emocionet do të përplasen në një mbrëmje të paharrueshme.
Biletat janë në shitje në VIVERE.AL, duke ofruar mundësinë për të qenë pjesë e këtij eventi historik.
🗓️ Data: 14 Shtator 2025
📍 Vendndodhja: Sheshi Skënderbej, Tiranë