Evropa zgjedh “mbretin” e ri: Mercedes CLA shpallet Makina e Vitit dhe lë pas rivalët me diferencë të thellë

Evropa zgjedh “mbretin” e ri: Mercedes CLA shpallet Makina e Vitit dhe lë pas rivalët me diferencë të thellë

Evropa ka një mbret të ri në botën e automobilizmit. Në Panairin e Automobilave në Bruksel, Mercedes CLA u shpall zyrtarisht Makina Evropiane e Vitit, duke mposhtur bindshëm gjashtë finalistë të tjerë dhe duke marrë vëmendjen e gjithë industrisë.

Në një ceremoni të zhvilluar me votim në stilin e Eurovisionit, 59 anëtarët e jurisë nga 23 vende evropiane i dhanë CLA-së plot 320 pikë, plot 100 më shumë se ndjekësi më i afërt, Škoda Elroq. Modeli i Mercedes u vlerësua si më i miri në 12 shtete, duke konfirmuar dominimin e tij në tregun evropian.

Me këtë fitore, Mercedes CLA ia rrëmben kurorën Renault 5 E-Tech dhe i sjell markës gjermane vetëm titullin e dytë në historinë 62-vjeçare të çmimit “Makina e Vitit”, pas triumfit të vitit 1974. CLA cilësohet si modeli më i zgjuar që Mercedes ka prodhuar ndonjëherë, duke kombinuar për herë të parë teknologjinë elektrike dhe hibride me një dizajn klasik që ruan ADN-në e markës.