“Fyerje online ndaj Brigitte Macron: 10 të dënuar për batutat se “është burrë”

Gjykata Penale e Parisit shpalli fajtorë dhjetë individë që kishin publikuar dhe shpërndarë në rrjete sociale batuta, fyerje, fotomontazhe dhe karikatura ku pretendimi ishte se Brigitte Macron “ishte burrë”. Ata u dënuan me masa që arrijnë deri në gjashtë muaj burg.
Përveç dënimit, gjykata urdhëroi që secili prej tyre të ndjekë një kurs ndërgjegjësimi për respektin ndaj njerëzve në mjedisin digjital dhe parandalimin e veprave penale online, përfshirë cyberbullying.
Po ashtu, të dënuarit duhet t’i paguajnë Zonjës së Parë të Francës 10.000 euro si dëmshpërblim moral.