Faton Maloku shënon 200 ndeshje me fanellën e FC Drita

Faton Maloku shënon 200 ndeshje me fanellën e FC Drita

Portieri i FC Drita, Faton Maloku, ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij, duke luajtur ndeshjen e 200-të me klubin.

Kjo arritje e jashtëzakonshme vjen pas një rrugëtimi të gjatë dhe të përkushtuar, ku Maloku ka treguar aftësi, disiplinë dhe besnikëri ndaj fanellës së Dritës.

Kontributi i tij në skuadër dhe performancat e qëndrueshme në portë e kanë bërë atë një nga figurat më të respektuara dhe frymëzuese të klubit.

FC Drita uron Faton Malokun për këtë sukses të rëndësishëm dhe i uroi shumë suksese të mëtejshme në karrierë, duke theksuar se rrugëtimi i tij mbetet një inspirim për të gjithë futbollistët e rinj dhe për tifozët e klubit.