MKRS pjesë e konferencës “Blooming Garden of Tomorrow” – të rinjtë në qendër të agjendës së gjelbër

MKRS pjesë e konferencës “Blooming Garden of Tomorrow” – të rinjtë në qendër të agjendës së gjelbër

Në një kohë kur e ardhmja e planetit po diskutohet me urgjencë, të rinjtë e Kosovës po bëhen pjesë e zgjidhjes. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mori pjesë në konferencën përmbyllëse “Blooming Garden of Tomorrow”, e cila u fokusua në Agjendën e Gjelbër dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme përmes energjisë dhe ideve rinore.

Në këtë ngjarje, u prezantua rrugëtimi i Kosovës drejt zhvillimit të gjelbër përmes iniciativës “Green Path to a Sustainable Future”, duke vënë theksin te bashkëpunimi mes MKRS-së dhe të rinjve në krijimin e politikave që ndërthurin mjedisin, inovacionin dhe pjesëmarrjen qytetare.

Përfaqësues nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor ndanë përvoja dhe praktika të mira, duke e vendosur rininë në qendër të ndryshimeve pozitive për një rajon më të pastër e më të qëndrueshëm.

Ky projekt mbështetet nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe zbatohet në partneritet me MKRS-në, me qëllim që të nxisë përfshirjen aktive të të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të gjelbër në nivel kombëtar e rajonal.