Kurti dhe Hyseni sot në Gjilan: Qytetarët ftohen në tubimin madhështor të LVV-së

Kurti dhe Hyseni sot në Gjilan: Qytetarët ftohen në tubimin madhështor të LVV-së

Sot, më 9 tetor, në sheshin “Rexhep Mala & Nuhi Berisha”Gjilan, Lëvizja Vetëvendosje organizon tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, duke filluar nga ora 18:00.

Në këtë ngjarje pritet të marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili do të shprehë mbështetjen e tij për Alban Hysenin, kryetar aktual të Komunës së Gjilanit dhe kandidat për një mandat të dytë.

Kandidati Hyseni ka ftuar qytetarët që të jenë pjesë e këtij tubimi:

“Të dashur qytetarë, ju presim më 9 tetor, prej orës 18:00, në tubimin e fitores, ku do të na nderojë edhe Kryeministri Albin Kurti. Bashkë për 12 tetorin!”

Ky tubim shënon kulmin e fushatës së LVV-së në Gjilan dhe pritet të jetë një manifestim i madh i mbështetjes qytetare për kandidatin e tyre për kryetar.