28 Nëntori, ditë pushimi për administratën publike në Kosovë

28 Nëntori, ditë pushimi për administratën publike në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e premtja, më 28 Nëntor, do të jetë ditë pushimi për të gjithë punonjësit e administratës publike, me rastin e Festës së 28 Nëntorit.

Kjo festë shënon Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe shënohet në të gjithë vendin me aktivitete kulturore dhe ceremoni tradicionale.

Për Kosovën, 28 Nëntori ka një rëndësi të veçantë, duke u konsideruar festë e katërfishtë: Dita e Flamurit dhe lidhja me Skënderbeun, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, përvjetori i lindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.