28 artistë në garë: Festivali i Këngës në RTSH rikthehet me surpriza dhe emra të njohur

Radio Televizioni Shqiptar ka zbuluar sot artistët pjesëmarrës në edicionin e 64-t të Festivalit të Këngës, nën drejtimin artistik të Elhaida Danit. Ky vit sjell 28 këngëtarë, duke përfshirë emra të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të artistëve të famshëm dhe zëra të rinj që debutojnë në skenën e Festivalit.
Në garë janë këngëtarë si Fifi & Tiri Gjoci, Alis, Vedat Ademi, Evi Reçi, Sheila, Kamela Islamaj, Gerta Mahmutaj, Erik Lloshi, Enxhi Nasufi dhe Gresa Gjocera. Rikthehen gjithashtu Lorenc Hasrama, Luna Çausholli, Kleansa Susaj dhe grupi 2 Farm. Mes emrave të rinj vëmendjen e tërheq Egzon Pireci nga Prizreni, si dhe Inis Neziri. Surpriza e këtij edicioni është aktori Erand Sojli, i cili për herë të parë ngjitet në skenë si këngëtar.
Festivali do të zhvillohet në katër net: dy netë konkurruese, një natë nostalgjie dhe finalja e madhe. Këngët pjesëmarrëse do të publikohen gjatë muajit nëntor, duke u mundësuar fansave të njihen me krijimet e artistëve.
Lista e plotë e artistëve pjesëmarrës:
- 2 Farm
- Alis
- Egzon Pireci
- Endri Kaçaçi
- Enxhi Nasufi
- Erand Sojli
- Erik Lloshi
- Evi Reçi
- Fifi & Tiri Gjoci
- Frensi
- Gerta Mahmutaj
- Ghiti
- Gresa Gjocera & Bledi Kaso
- Inis Neziri
- Kamela Islamaj
- Kimi
- Kleansa Susaj
- Lorenc Hasrama
- Luna Çausholli
- Malvina Likaj
- Rezarta Smaja
- Rigersa Loka
- Sara Kapo
- Savjana Vjerdha
- Sheila
- Sihana Haxhnikaj
- Threex
- Vedat Ademi