Zgjedhjet Lokale 2025 në Kosovë: 38 Qendra për Votim me Kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se për të mundësuar votimin me kusht në Zgjedhjet Lokale 2025 për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale, çdo komunë ka një Qendër të veçantë të Votimit me Kusht.
Më 12 tetor, në të gjithë vendin do të hapen 38 Qendra Votimi për votim me kusht, të cilat përfshijnë gjithsej 54 vendvotime. Votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mund të realizohet në qendrën e caktuar nga KQZ.
Votimi me kusht u ofrohet votuesve që janë të regjistruar në listat zyrtare, por për arsye objektive nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre të zakonshëm.
Numërimi i votave të dhëna me kusht kryhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, disa ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, në përputhje me procedurat e parashikuara ligjore.
