{"id":5431,"date":"2026-05-29T12:23:30","date_gmt":"2026-05-29T10:23:30","guid":{"rendered":"https:\/\/gegfm.com\/1\/?p=5431"},"modified":"2026-05-29T12:34:00","modified_gmt":"2026-05-29T10:34:00","slug":"dezinformimi-me-baze-gjinore-ne-kosove-si-targetohen-grate-ne-politike-dhe-hapesiren-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/gegfm.com\/1\/dezinformimi-me-baze-gjinore-ne-kosove-si-targetohen-grate-ne-politike-dhe-hapesiren-publike\/","title":{"rendered":"Dezinformimi me Baz\u00eb Gjinore n\u00eb Kosov\u00eb: Si targetohen grat\u00eb n\u00eb politik\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00ebn publike"},"content":{"rendered":"\n<p>Nj\u00eb grua politikane sulmohet online jo p\u00ebr programin e saj, por p\u00ebr pamjen fizike. Nj\u00eb gazetare p\u00ebrballet me komente seksiste pas nj\u00eb raportimi kritik. Nj\u00eb aktiviste b\u00ebhet sh\u00ebnjest\u00ebr e qindra komenteve fyese pasi shpreh nj\u00eb q\u00ebndrim publik. K\u00ebto nuk jan\u00eb raste t\u00eb izoluara. Ato jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb fenomeni gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb: dezinformimit me baz\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshe nga format tradicionale t\u00eb dezinformimit, q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb manipulojn\u00eb faktet apo ngjarjet, dezinformimi me baz\u00eb gjinore ka nj\u00eb objektiv tjet\u00ebr: d\u00ebmtimin e reputacionit, kredibilitetit dhe pjes\u00ebmarrjes s\u00eb grave n\u00eb jet\u00ebn publike. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sulmohen p\u00ebr idet\u00eb, programet apo pun\u00ebn e tyre, grat\u00eb shpesh b\u00ebhen objekt i sulmeve q\u00eb lidhen me pamjen, jet\u00ebn private, statusin familjar, moralin apo stereotipet gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky fenomen \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i duksh\u00ebm gjat\u00eb proceseve zgjedhore, kur grat\u00eb q\u00eb garojn\u00eb p\u00ebr poste publike ekspozohen ndaj nj\u00eb vale sulmesh q\u00eb shpesh nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me aktivitetin e tyre politik.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb e konfirmon edhe raporti i organizat\u00ebs Demokraci p\u00ebr Zhvillim (D4D), \u201cGender-Based Disinformation and Misogynistic Language in Online Media\u201d (2025), i cili monitoroi mediat online dhe rrjetet sociale gjat\u00eb periudh\u00ebs dhjetor 2024 \u2013 maj 2025, p\u00ebrfshir\u00eb edhe fushat\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet parlamentare.<\/p>\n\n\n\n<p>Raporti identifikoi 878 raste t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, p\u00ebrmbajtjeve seksiste dhe sulmeve denigruese ndaj grave n\u00eb politik\u00eb. Rreth 75 p\u00ebr qind e rasteve p\u00ebrmbanin gjuh\u00eb urrejtjeje, nd\u00ebrsa 16 p\u00ebr qind p\u00ebrmbajtje fyese dhe posht\u00ebruese.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb realizuar me Geg FM Radio n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rubrik\u00ebs \u201cZGJUAR APO JO\u201d, ku u trajtua tema e dezinformimit me baz\u00eb gjinore, Venera Gashi nga D4D, nj\u00ebra nga autoret e hulumtimit, theksoi se grat\u00eb politikane n\u00eb Kosov\u00eb sulmohen shum\u00eb m\u00eb shpesh p\u00ebr aspektet personale sesa p\u00ebr q\u00ebndrimet e tyre politike.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGrat\u00eb politikane n\u00eb Kosov\u00eb nuk sulmoheshin p\u00ebr programin apo q\u00ebndrimet politike, por p\u00ebr pamjen fizike, jet\u00ebn private, statusin familjar dhe stereotipe gjinore\u201d, tha Gashi.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas raportit, gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur rritje e seksizmit digjital, sulmeve t\u00eb koordinuara online dhe manipulimeve me informata t\u00eb rreme kund\u00ebr grave kandidate. Sa m\u00eb e dukshme t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb grua n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike, aq m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet objekt i sulmeve t\u00eb tilla.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga shembujt m\u00eb konkret\u00eb t\u00eb k\u00ebtij fenomeni u identifikua edhe nga Geg FM gjat\u00eb monitorimit t\u00eb p\u00ebrmbajtjeve online n\u00eb periudh\u00ebn zgjedhore. N\u00eb dit\u00ebt e para pas publikimit t\u00eb listave t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 7 qershorit, nj\u00eb faqe n\u00eb Facebook publikoi nj\u00eb p\u00ebrmbajtje manipuluese ndaj kandidates p\u00ebr deputete Adelina T\u00ebrshani.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmbajtja p\u00ebrmbante pretendime t\u00eb pav\u00ebrteta dhe elemente t\u00eb qarta t\u00eb manipulimit digjital. P\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale ishte ndryshuar identiteti vizual i fotografis\u00eb s\u00eb saj, duke z\u00ebvend\u00ebsuar fytyr\u00ebn e kandidates me fytyr\u00ebn e nj\u00eb aktoreje t\u00eb filmave p\u00ebr t\u00eb rritur. Q\u00ebllimi i nj\u00eb manipulimi t\u00eb till\u00eb nuk ishte debati politik apo kritika ndaj nj\u00eb programi, por posht\u00ebrimi publik dhe d\u00ebmtimi i reputacionit t\u00eb nj\u00eb gruaje pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb procesin zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky rast pasqyron pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb raporti i D4D e identifikon si nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb reja dhe m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb dezinformimit gjinor: p\u00ebrdorimin e inteligjenc\u00ebs artificiale, fotografive t\u00eb manipuluara, materialeve t\u00eb fabrikuara dhe p\u00ebrmbajtjeve mashtruese p\u00ebr t\u00eb diskredituar grat\u00eb n\u00eb politik\u00eb dhe jet\u00ebn publike.<\/p>\n\n\n\n<p>Fenomeni nuk kufizohet vet\u00ebm te periudhat zgjedhore. Raporti \u201cUNSOCIAL MEDIA\u201d (2023), i realizuar nga D4D n\u00eb bashk\u00ebpunim me Pikasa Analytics dhe UNDP Kosovo, tregon se grat\u00eb n\u00eb politik\u00eb dhe vendimmarrje jan\u00eb vazhdimisht m\u00eb t\u00eb ekspozuara ndaj gjuh\u00ebs seksiste, komenteve mizogjene dhe sulmeve t\u00eb koordinuara n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga gjetjet m\u00eb alarmuese t\u00eb k\u00ebtij raporti \u00ebsht\u00eb se 89.6 p\u00ebr qind e komenteve me gjuh\u00eb urrejtjeje ndaj grave vinin nga burra, nd\u00ebrsa 10.4 p\u00ebr qind nga gra.<\/p>\n\n\n\n<p>Raporti evidenton gjithashtu se p\u00ebrmbajtjet me dezinformata gjinore gjenerojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nd\u00ebrveprime sesa lajmet e zakonshme. Mesatarisht, postimet q\u00eb sulmojn\u00eb grat\u00eb p\u00ebrmes dezinformatave marrin rreth trefish m\u00eb shum\u00eb reagime dhe shp\u00ebrndarje.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebrmbajtjet me dezinformata gjinore gjenerojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr reagime dhe shp\u00ebrndarje sesa p\u00ebrmbajtjet e zakonshme informative. Kjo lidhet edhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si algoritmet e rrjeteve sociale favorizojn\u00eb p\u00ebrmbajtjet polarizuese dhe emocionale\u201d, tha Venera Gashi gjat\u00eb intervist\u00ebs p\u00ebr Geg FM.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb fotografi e montuar, nj\u00eb citat i rrem\u00eb apo nj\u00eb pretendim i pav\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb arrij\u00eb shum\u00eb m\u00eb shpejt te publiku sesa nj\u00eb lajm i verifikuar. P\u00ebr pasoj\u00eb, d\u00ebmi ndaj reputacionit t\u00eb personit t\u00eb targetuar shpesh ndodh para se informacioni t\u00eb korrigjohet.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjetjet nga Kosova p\u00ebrputhen edhe me trendet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sipas raporteve t\u00eb UN Women dhe UNESCO, grat\u00eb n\u00eb politik\u00eb, media dhe aktiviz\u00ebm jan\u00eb nd\u00ebr grupet m\u00eb t\u00eb ekspozuara ndaj dezinformimit dhe sulmeve t\u00eb koordinuara online. K\u00ebto organizata vler\u00ebsojn\u00eb se dezinformimi me baz\u00eb gjinore p\u00ebrdoret jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar reputacionin individual, por edhe p\u00ebr t\u00eb kufizuar pjes\u00ebmarrjen e grave n\u00eb vendimmarrje dhe debat publik. N\u00eb raportet e tyre theksohet se inteligjenca artificiale, deepfake dhe manipulimet vizuale po krijojn\u00eb sfida t\u00eb reja globale, t\u00eb cilat po prekin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb edhe vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMizogjinia online nuk prek vet\u00ebm grat\u00eb q\u00eb b\u00ebhen objekt i sulmeve. Ajo ndikon n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e debatit publik dhe n\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb e grave p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb politik\u00eb, media dhe vendimmarrje\u201d, tha Gashi n\u00eb bised\u00ebn p\u00ebr Geg FM.<\/p>\n\n\n\n<p>Organizata t\u00eb ndryshme n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb paralajm\u00ebruar p\u00ebr pasojat e k\u00ebtij fenomeni. Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs ka ngritur shqet\u00ebsimin se normalizimi i mizogjinis\u00eb online po ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e grave n\u00eb politik\u00eb dhe vendimmarrje. Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi ka k\u00ebrkuar reagim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb institucional ndaj gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes dhe fushatave t\u00eb lin\u00e7imit publik, nd\u00ebrsa Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ka reaguar vazhdimisht ndaj sulmeve online kund\u00ebr gazetareve dhe grave n\u00eb media.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrtej d\u00ebmit individual, dezinformimi me baz\u00eb gjinore prek vet\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e demokracis\u00eb. Kur grat\u00eb dekurajohen t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb politik\u00eb, gazetari apo debat publik p\u00ebr shkak t\u00eb sulmeve dhe fushatave t\u00eb urrejtjes, humbet e gjith\u00eb shoq\u00ebria. N\u00eb koh\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale dhe p\u00ebrhapjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb informacionit, edukimi medial, verifikimi i fakteve dhe reagimi institucional mbeten nd\u00ebr mjetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jo vet\u00ebm grat\u00eb, por edhe t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr informim t\u00eb sakt\u00eb dhe debat t\u00eb bazuar n\u00eb fakte.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky artikull \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nism\u00ebs s\u00eb Geg FM Radio \u201cNdikimi i Radios n\u00eb Luft\u00ebn Kund\u00ebr Lajmeve t\u00eb Rreme dhe Dezinformatave\u201d, e cila synon t\u00eb promovoj\u00eb edukimin medial, verifikimin e informacionit dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin publik p\u00ebr format moderne t\u00eb manipulimit informativ n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Ky artikull \u00ebsht\u00eb realizuar me mb\u00ebshtetjen e projektit&nbsp;\u201cMb\u00ebshtetje p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb civile n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, financuar nga&nbsp;Dukati i Madh i Luksemburgut&nbsp;dhe implementuar nga&nbsp;LuxDev, Agjencia e Luksemburgut p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Zhvillimor.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>P\u00ebrmbajtja e k\u00ebtij artikulli \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e vetme e&nbsp;Geg FM Radio&nbsp;dhe n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet se pasqyron pik\u00ebpamjet e Dukatit t\u00eb Madh t\u00eb Luksemburgut.<\/em><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"119\" src=\"https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/image-1-1024x119.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-5432\" srcset=\"https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/image-1-1024x119.jpg 1024w, https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/image-1-300x35.jpg 300w, https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/image-1-768x89.jpg 768w, https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/image-1-18x2.jpg 18w, https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/image-1-700x81.jpg 700w, https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/image-1.jpg 1200w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb grua politikane sulmohet online jo p\u00ebr programin e saj, por p\u00ebr pamjen fizike. Nj\u00eb gazetare p\u00ebrballet me komente seksiste pas nj\u00eb raportimi kritik. Nj\u00eb aktiviste b\u00ebhet sh\u00ebnjest\u00ebr e qindra komenteve fyese pasi shpreh nj\u00eb q\u00ebndrim publik. K\u00ebto nuk jan\u00eb raste t\u00eb izoluara. Ato jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb fenomeni gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":5435,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-5431","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pak-per-vendin","entry daho-fn-article"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5431","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5431"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5431\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5434,"href":"https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5431\/revisions\/5434"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5435"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5431"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5431"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/gegfm.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5431"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}