Vedat Muriqi në top-5 të Këpucës së Artë, mes yjeve si Kane dhe Mbappé

Sezoni i Vedat Muriqit me Mallorcan po korr rezultate historike. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës renditet aktualisht në top-5 të golashënuesve më të mirë në Evropë në garën për çmimin prestigjioz “Këpuca e Artë”, me 30 pikë.
Në krye të listës qëndrojnë Harry Kane i Bayern Munich dhe Kylian Mbappé i Real Madridit, secili me nga 44 pikë, ndërsa Erling Haaland i Manchester City është i treti me 40 pikë. Në mes të këtyre yjeve, Muriqi po tregon se mund të rivalizojë me më të mirët e Europës.
Lista e pesë më të mirëve aktualisht duket kështu: Kane 44 pikë, Mbappé 44 pikë, Haaland 40 pikë, Igor Thiago 32 pikë dhe Vedat Muriqi 30 pikë. Çmimi “Këpuca e Artë” llogaritet mbi bazën e golave të shënuar, të shumëzuar me koeficientin e kampionatit.
Ky është një sezon i shkëlqyer për Muriqin dhe një moment historik për futbollin kosovar, që nxjerr lojtarë të spikatur në skenën europiane.