Turizmi në Kosovë në rritje: mbi 68 mijë vizitorë në hotele gjatë dhjetorit 2025

Turizmi në Kosovë në rritje: mbi 68 mijë vizitorë në hotele gjatë dhjetorit 2025

Sektori i turizmit në Kosovë ka përmbyllur vitin 2025 me trend pozitiv rritjeje. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë muajit dhjetor 2025 janë regjistruar gjithsej 68 293 vizitorëhotelet e vendit, që paraqet një rritje prej 6,1 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2024.

Nga ky numër, 27 776 vizitorë ishin vendorë, ndërsa 40 517 vizitorë vinin nga jashtë Kosovës, duke konfirmuar rritjen e interesimit ndërkombëtar për Kosovën si destinacion turistik.

Gjatë dhjetorit, numri i net-qëndrimeve arriti në 132 148, ku 54,2 për qind u realizuan nga vizitorët e huaj, ndërsa 45,8 për qind nga vizitorët vendorë. Këto shifra tregojnë se turistët e huaj jo vetëm po e vizitojnë Kosovën më shpesh, por edhe po qëndrojnë më gjatë.

Sa i përket shpërndarjes rajonale, Rajoni i Pejës mbetet destinacioni më i frekuentuar nga vizitorët vendorë, me 9 655 vizitorë dhe 26 550 net-qëndrime, falë potencialit turistik të Rugovës dhe resorteve dimërore.

Në të njëjtën kohë, Kosova po fiton vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare. E përditshmja britanike The Guardian e ka përfshirë Kosovën në listën e vendeve që duhen vizituar, duke veçuar Via Dinarica, malet, biodiversitetin dhe liqenet malore pranë kufirit me Shqipërinë.

Me këto rezultate, dhjetori 2025 e mbylli vitin me bilanc pozitiv për turizmin dhe hotelerinë, ndërsa pritjet janë që trendi i rritjes të vazhdojë edhe gjatë vitit 2026.