Tentuan të vjedhin CT-në e vjetër për hekur, dy punëtorë të QKUK-së kapen nga Policia

Tentuan të vjedhin CT-në e vjetër për hekur, dy punëtorë të QKUK-së kapen nga Policia

Dy punëtorë të QKUK-së u kapën duke tentuar të vjedhin një aparaturë të vjetër CT, e cila ishte jashtë përdorimit dhe e klasifikuar si mbeturinë metalike për shitje. Synimi i tyre ishte ta shisnin për hekur, por një anëtar i sigurimit i QKUK-së i pikas dhe njoftoi menaxhmentin dhe Policinë e Kosovës.

Policia ndërmori veprimet e nevojshme dhe pajisja u kthye në vendin e saj. QKUK konfirmon rastin dhe thotë se janë ndërmarrë masa ndaj punëtorëve, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet e rendit. Identiteti i punëtorëve nuk është bërë publik.

(Burimi: Gazeta Shneta)