Taylor Swift dhe Pink nominuar për Songwriters Hall of Fame 2026

Taylor Swift dhe Pink janë ndër artistët e nominuar për klasën e vitit 2026 të Songwriters Hall of Fame, një nga institucionet më prestigjioze që nderon kompozitorët dhe tekst-shkruesit më të shquar të muzikës. Ky nder është i rezervuar për ata që kanë kontribuar në mënyrë të rëndësishme në historinë e muzikës, duke sjellë këngë të paharrueshme dhe ndikim të gjerë artistik.
Në kategorinë e “performing songwriters”, krahas Swift dhe Pink, janë nominuar edhe artistë të njohur si:
- Gerry Beckley dhe Dewey Bunnell (America)
- David Byrne
- Richard Carpenter
- Harry Wayne Casey
- Randy Bachman dhe Burton Cummings (The Guess Who)
- Gene Simmons dhe Paul Stanley (KISS)
- Kenny Loggins
- Sarah McLachlan
- Boz Scaggs
- LL Cool J
- Charlotte Caffey, Kathy Valentine dhe Jane M. Wiedlin (The Go-Go’s)
Ndërsa në kategorinë “non-performing”, ku vlerësohen autorë që nuk interpretojnë vetë muzikën, janë nominuar:
- Walter Afanasieff
- Pete Bellotte
- Andreas Carlsson
- Steve Kipner
- Jeffrey Steele
- Patrick Leonard
- Bob McDill
- Kenny Nolan
- Martin Page
- Vini Poncia
- Tom Snow
- Christopher ‘Tricky’ Stewart
- Larry Weiss
Në garë për t’u nderuar janë edhe dy partnerë shkrimtarësh të njohur, Terry Britten dhe Graham Lyle, autorët e hitit “What’s Love Got To Do With It”.
Kandidatët bëhen të drejtëpërdrejt për induktim 20 vjet pas publikimit të parë të një kënge të suksesshme, ndërsa anëtarët e Songwriters Hall of Fame kanë afat votimi deri më 4 dhjetor 2025. Fituesit do të shpallen gjatë Induction & Awards Gala 2026, që do të mbahet në New York City.
Që nga viti 2017, legjenda muzikore Nile Rodgers mban pozicionin e kryetarit të Songwriters Hall of Fame, duke udhëhequr institucionin drejt njohjes së kontributeve të jashtëzakonshme të autorëve të muzikës.