Takim i veçantë me studentët: Rashiti prezanton projektet për të rinjtë e Gjilanit

Takim i veçantë me studentët: Rashiti prezanton projektet për të rinjtë e Gjilanit

Kandidati për Kryetar të Komunës së Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Riad Rashiti, zhvilloi dje një takim të veçantë me studentët dhe të rinjtë e qytetit. Në takimin e organizuar në ‘Shtëpinë e Rinisë’, i pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Jo rastësisht, sonte u takuam këtu, në vendin ku gurthemelin e kishte vendosur Kryetari Memli Krasniqi, në cilësinë e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pra ‘Shtëpinë e Rinisë’, ku takuam studentë e të rinjë! Paraqitëm zotimet tona për ta, e për të cilat i siguruam që nuk do të mbesin vetëm zotime. PDK mban premtimet, unë i mbaj premtimet, dhe së bashku do ta bëjmë qytetin tonë #MaMirë për të gjithë. Faleminderit për besimin, entuziazmin, energjinë!” – tha Riad Rashiti gjatë takimit.

Takimi pati një atmosferë të ngrohtë dhe interaktive, ku të rinjtë patën mundësinë të ndajnë idetë, shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre për zhvillimin e qytetit. Rashiti theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në vendimmarrje dhe prezantoi projektet e tij prioritare që synojnë përmirësimin e infrastrukturës, arsimit dhe hapësirave rinore në Gjilan.