Superkompjuteri i Opta-s trazon Premier Leaguen – Arsenal drejt titullit, Liverpool jashtë Champions-it?

Superkompjuteri i Opta-s trazon Premier Leaguen – Arsenal drejt titullit, Liverpool jashtë Champions-it?

Premier League po hyn në fazën vendimtare dhe superkompjuteri i Opta Analyst ka publikuar parashikimin e ri për tabelën finale. Arsenal kryeson me 56 pikë dhe ka 90.2% gjasa për ta fituar titullin, duke u konsideruar favorit absolut.

Manchester City shihet si ndjekësi kryesor, me 23.6% shanse për titull dhe 62% për vendin e dytë. Befasia e sezonit pritet të jetë Aston Villa, që sipas parashikimit ka 47.7% mundësi të mbyllë kampionatin në vendin e tretë.

Manchester United dhe Chelsea janë në garë të fortë për vendin e katërt, ndërsa një nga surprizat më të mëdha është parashikimi që Liverpool ta mbyllë sezonin në vendin e gjashtë, jashtë Champions League.

Në fund të tabelës, Wolves konsiderohet favorit për rënie me 85.3%, ndërsa Burnley dhe West Ham pritet ta ndjekin në Championship. Tottenham dhe Nottingham Forest, sipas Opta-s, do t’i shpëtojnë rënies.